Dalipi: Vijmë pas një serie rezultatesh pozitive, por ajo që më bind mua dhe stafin janë lojërat e mira që po zhvillojmë dhe interpretimin e lojtarëve në fushë. Duke qenë se përballjet me Laçin nuk flasin në favorin tonë jemi përgatitur se na pret një ndeshje e vështirë . Dihet fusha e Laçit është shumë e vështirë për të gjitha skuadrat , por ne i kemi marrë masat dhe shkojmë  atje për të marrë atë që ne meritojmë , të bëjmë një ndeshje të luftuar dhe më pas kualitetet të bëjnë diferencën në ndeshje.

 

Mendoni se jeni disi të avantazhuar pasi Laçi ka luajtur në mesjavë ndaj Kukësit ?

 Dalipi: Nuk besoj pasi tashmë janë të gjitha kushtet që lojtarët të rikuperohen në kohën e duhur. I vetmi avantazh që kemi është se ne kemi patur më shumë ditë në dispozicion për ta përgatitur këtë ndeshje. Tashmë janë 9 finale dhe të gjitha skuadrat dihet do të luftojnë për objektivat e tyre.

 

Ndaj Laçit do të jetë një duel i drejtpërdrejtë për Kupat e Europës, a ka tension përpara kësaj sfide?

Dalipi: Laçi luan në dy kompeticione Kampionat dhe Kupë , mendoj se janë disi më të favorizuar se ne. Ne tashmë e kemi deklaruar se çdo ndeshje mbetet finale dhe synojmë vetëm fitore , pastaj çfarë ndodh brenda 90 minutave ne do t’ia lëmë fushës së lojës dhe të fitoj ai që do ta meritoj.

 

Në këtë ndeshje do të jeni të detyruar të bëni ndryshime në formacion?

Dalipi: Sigurisht do të kemi ndryshime në formacion, rikthehet Çani në formën e tij më të mirë, kam shumë besim në aftësitë e tij për atë çfarë ka dhënë në ndeshjet që është aktivizuar së fundmi . Eshtë një lojtar me shumë grintë dhe dëshirë për të arritur të jetë ai sulmues që të gjithë e njohin dhe të jap maksimumin për veten dhe fanelën e Partizanit . Sigurisht këtu shtoj edhe Lucas i cili vjen pas atij goli individual që na dhuroj fitoren e merituar në Kamëz, kështu që sëbashku me Lucas konkurenca është shumë e madhe. Me rikthimin edhe të Telushit , Fejzullahit dhe Abdurahimit që po rigjen formën . Në kuptimin e mirë presioni për të bërë zgjedhjet e duhura për ne si staf është i pranishëm , por e kam thënë që do luajnë ata që e meritojnë .

 

Ndaj Laçit nuk keni shënuar asnjë gol në këtë sezon ?

Dalipi: Çani dhe Lukas kanë shënuar së fundmi dhe tashmë japin garanci , por të mos harrojmë që kemi edhe lojtarë të tjerë si Progni, i cili ka bërë shumë mirë këto ndeshjet e fundit , është një lojtar që di ti ruaj mirë ekuilibrat e lojës . Asani e njef shumë mirë portën por dhe dyshja e mesfushës Batha – Mala . Mendoj që duke dhënë më të mirën këta lojtar , Partizani mund të realizoj objektivin pjesmarrjen në Kupat e Europës.

Komenti juaj për deklarat e fundit të ish trainerit Starova?

Dalipi: Deklaratën e Starovës nuk e kam lexuar sepse nuk kam kohë të lexoj median . Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë dhe dua të arrij synimet që kam . Kemi bërë një pakt me lojtarët për ta çuar Partizanin në Kupat e Europës dhe kjo është ajo që duam. Nuk na intereson se çfarë flitet përtej fushës së blertë.

 

 

E ardhmja e Dalipit te Partizani ?

Dalipi: Besoj se tashmë kam nisur një kapitull të ri . Gjatë kohës që kam qenë zv. trainer kam patur shumë kërkesa për të qenë trainer i parë. Megjithatë unë kam duruar , kam pritur momentin tim. Tashmë ky moment erdhi dhe unë po bëj maksimumin për ta shijuar. Dua të shkoj përpara me Partizanin duke arritur suksese.