Pas barazimit 1 – 1 ndaj Kastriotit, skuadra ka nisur përgatitjet për përballjen e radhës në kampionat me Laçin në program të shtunën ora 19:00. Grupi ka qenë i plotë në seancën e sotme, e cila është mbajtur në kompleksin “Football Republic” në orën 17:00. Gjendja e lojtarëve paraqitet optimale. Për këtë takim rikthehet nga skualifikimi mbrojtësi Ibrahimi, ndërkohë të padisponueshëm për arsye kartonësh ndaj kurbinasve do të mungojnë Atanda dhe Rexhepi. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës si zakonisht në ora 17:00.