Skuadra po vijon përgatitjet për sfidën e javës së 13-të të Kategorisë Superiore ndaj Laçit. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht paradite në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë. Trajneri Lerda ka punuar me grupin e plotë, pasi me skuadrën janë bashkuar edhe të gjithë lojtarët e impenjuar me përfaqësueset respektive. Seanca e sotme ka qenë e karakterit tekniko taktik. Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale dhe grupi ka punuar i plotë sipas programit. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën në orën 10:30.