Skuadra po vijon intensivisht përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Laçit, i vlefshëm për javën e tretë të kampionatit. Grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën e radhës si zakonisht në orën 11:00 në Kompleksin sportiv “Fooball Republic”. Traineri Daja ka aplikuar sot një seancë të karakterit tekniko – taktik. Të enjten me ekipin do të bashkohet edhe kapiteni Alban Hoxha. Seanca e radhës do të zhvillohet të enjten në orën 11:00. Takimi Partizani – Laçi do të luhet ditën e shtunë ora 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”
#PërjetMeTyPartizan🔴