Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet në prag të takimit ndaj Kukësit i vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.
Grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në orën 11.00 në “Qendren Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.
Në urdhrat e trainerit Dalipi dhe stafit teknik kanë qenë prezent të gjithë lojtarët të cilët kanë zhvilluar një seancë me karakter tekniko – taktik.
Labinot Ibrahimi rezulton mungesa e vetme për përballjen ndaj Kukësit si pasojë e skualifikimit me kartonë.
Pasdite ekipi ka udhëtuar drejt Kukësit ku do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit .
 
Takimi Kukësi – Partizani do të luhet ditën e shtunë ora 16:00 në stadiumin ” Zeqir Ymeri “.