MUNGESAT NË MESFUSHË –
Sormani: Do e zgjidh me lojtarët që kam në dispozicion, janë përgatitur mirë dhe me intensitet. Jemi përgatitur për të zhvilluar një ndeshje pa i menduar mungesat që kemi në këtë përballje me Kukësin.

SHQETËSIMI –
Sormani: Në çfarë sensi e keni pyetjen se çfarë më shqetëson? Jam prej pak kohësh në krye të Partizanit. Me kalimin e kohës do të rritemi si skuadër, do përmirësohemi fizikisht, në aspektin e mentalitet dhe psikologjikisht. Sa më shumë kohë të kemi, aq më tepër skuadra do i afrohet gjendjes që unë kërkoj.

NDRYSHIMET NË FORMACION –
Sormani : Ndryshimet janë të nevojshme për shkak të mungesave që kemi prej skualifikimeve. Skuadra duhet të jetë e përgatitur në aspektin psikologjik. Ata që do të zbresin në fushë do të marrin të gjithë të njëjtin mesazh, që të jenë sa më të përgatitur psikologjikisht.

MENDIMI PËR SUPERIOREN –
Sormani: Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Nuk ka një skuadër që është superiore nga të tjerët. Këtë e kam edhe për skuadrat që mund të konsiderohen të vogla, pasi edhe ato të vënë në vështirësi. I rikthehem edhe njëherë idesë time, se si do të përballohen ndeshjet në aspektin psikologjik.

ARBITRIMI –
Sormani: Çfarë duhet të them për arbitrin unë? Unë jam këtu për të gjykuar skuadrën time dhe për ta përmirësuar atë. Për t’u kthyer te ndeshja, bëmë një ndeshje të mirë për 40 minuta dhe me pak fat edhe mund ta kishim fituar atë. Për këtë arsye nuk kam çfarë them për arbitrin.


MUNGESA MË E RËNDËSISHME –
Sormani: Jam praktik. Mendoj për ata që kam, jo për ata që nuk i kam.

DEKLARATA E STAROVËS –
Sormani: E respektoj mendimin e një trajneri. Ajo që dua të them që është se në 40 minutat e para me Skënderbeun nuk morëm asnjë goditje në portë. Mendoj se nuk kemi pasur probleme ekuilibri. Në pjesën e dytë ishim me një lojtar më pak dhe tentuam të shënonim gol dhe aty mund të kemi pasur disa hapësira prapa.

OBJEKTIVI NDAJ KUKËSIT –
Sormani: Pres gjithmonë të fitoj, pavarësisht lojtarëve që kam në dispozicion. Skuadra do të bëjë të më mirën për të fituar. Unë njoh vetëm një tip futboll, ai që të luajmë si një skuadër e vërtetë. Nëse luhet me intensitet, me agresivitet, mund të vësh në vështirësi çdo ekip.

HAKMARRJA PËR HUMBJEN E PARA TRE VITEVE –

Sormani: Nuk e shoh si një ndeshje hakmarrjeje. Në atë ndeshje ne vinim pas dy muajsh intensiv në kupat e Europës, ku kishin zhvilluar ndeshje shumë të mira. Vinim pas ndeshjeve me Salzburg e Krasnodar, kundërshtarë shumë të fortë. E kisha menduar që do kishim rënie fizike në fillim të kampionatit, pasi kishim shpenzuar shumë energjik.