Dalipi: E kam deklaruar edhe në përfundim të takimin ndaj Laçit , se na pret një trasfertë e vështirë në Kukës për vetë pozitat që ndodhemi aktualisht. Tashmë skuadra ka krijuar një fizionomi gjë të cilën e përforcoi edhe në sfidën ndaj Laçit. Do të përballemi me një skuadër si Kukësi që ka kualitete , por duke qenë se Kukësi ka shanset e tij edhe në Kupën e Shqipërisë , them që për ne kjo ndeshje bëhet akoma më primare më e fortë për objektivat tona . Ne shkojmë në Kukës për të treguar forcën tonë . Tashmë  skuadra është e plotë dhe shkojmë vetëm për një objektiv fitoren.

Do të ishit të kënaqur edhe me një barazim ndaj Kukësit ?

Dalipi: Dua të them që përgjatë 90 minutave do të japim gjithçka për të marrë maksimumin, lojtarët duhet të tregojnë atë çka kemi punuar deri tani dhe ka ardhur momenti për të treguar fytyrën tonë të vërtetë në një ndeshje kaq deçizive si ndaj Kukësit. Janë edhe 8 ndeshje si finale në të cilat ne duhet të marrim maksimumin në çdo sfidë, pasi futbolli ka të papritura ndaj duhet të kemi përqëndrim maksimal deri sat ë arrijmë objektivin që kemi.

Do të ndryshoj skema e lojës së skuadrës?

Dalipi: Ibrahimi rezulton mungesa e vetme për këtë takim. Eshtë rikthyer Fejzullahi që ka zhvilluar një përgatitje mjaft të mirë, por mendoj që për një ndeshje kaq specifike kaq të vështirë për vetë pozitat besoj që nuk do të ishte mirë edhe për vetë Fejzullahin duke qenë që nuk është ende në kontigjentin e tij më të mirë fizik. Do mundohem që ta plotësoj pozicionin e krahut të djathtë me një lojtar tjetër në mungesë të Ibrahimit.

Keni në dispozicion 18 titullarë , sa e vështirë është të menaxhoni këtë grup lojtarësh ?

Dalipi: Traineri dhe stafi duhet të bëjnë zgjedhjet e duhura në momentin e duhur, por çdo ndeshje ka specifikën e saj. Në ndeshjen me Kukësin do të aktivizohen ata që do ta meritojnë plotësisht , por sigurisht kur ke edhe një stol me shumë cilësi do të më jap edhe shumë zgjidhje gjatë lojës.

Në 5 ndeshjet e fundit Partizani nuk pëson gol , është kjo një filozofi e lojës tuaj?

Dalipi: Po të mbani mend në konferencën e fundit kam deklaruar se e rëndësishme është që skuadra të fitojë . Për të mbërritur tek fitorja është më e vështirë sesa për të marrë vetëm një pikë, ndaj ne nuk hyjmë në lojë për të mos pësuar gol, por për ta fituar ndeshjen. E rëndësishme është që skuadra të fitojë pëson apo nuk pëson gol. E dimë që është shumë e vështirë pasi duke iu afruar fundit të kampionatit të gjitha ekipet mobilizohen dhe japin maksimumin Dua të shtoj që kemi një grup të plotë lojtarësh me shumë cilës.

Cilës skuadër i druhesh më shumë Laçit apo Luftëtarit

Dalipi: Laçi është disi më lart . Ne fituam me rezultatin 3 – 0 megjithatë s’duhet të harrojmë që edhe fati ishte me ne. Nuk është tablo reale e lojës , rezultati 3 – 0. Ndërsa ndeshja me Luftëtarin ishtë sfidë brenda shtëpisë . Të dyja këto ekipe do të luftojnë për vendin e 3-të , ne do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin . 

A jeni më i qetë me besimin që ju ka dhënë Presidenti Demi?

Dalipi: Sigurisht që më qetëson , por e kam deklaruar edhe më parë që jam i qetë dhe duke qenë se presidenti më besoi skuadrën pasi e njoh mirë ambjentin sepse kam 5 vite këtu, unë do të vazhdoj të bëj punën time me përkushtim. Panvarësisht ndonjë fjale në media , lojtarët duhet të më ndjekin , duhet të kenë besnikëri në atë që ne bëjmë gjatë gjithë javës . Unë besoj se skuadrën e kam patur me vete . Sigurisht në të ardhmen kemi shumë punë për të bërë , duhet të shkojmë afër perfeksionit . Një skuadër për të arritur objektivat , këtë duhet të ketë perfeksionin.

Sormani deklaroi se u largua pasi nuk kishte disiplinë te Partizani. Po me ju si është?

Dalipi: Nuk besoj se kjo ndodh me mua . Skuadra po tregon profesionalizëm të vërtetë . Dua të përmend lojtarët e vjetër që kanë qenë dhe janë bërë model për lojtarët e rinj, por edhe për ata që kanë ardhur rishtazi në Janar. Këta të vjetrit që kanë 4 vite , Batha, Trashi, Hoxha, Ibrahimi, por edhe Progni të cilët duan ti tregojnë lojtarëve të rinj se sa e rëndësishme është kjo fanelë. Të gjithë grup mund të bëhemi një skuadër e fortë siç kemi bërë në këto moment.

Cili është objektivi i skuadrës?

Dalipi: Unë e mora skuadrën në dy fronte . Rrezikonim për poshtë , por edhe të arrinim Kupat e Europës. Tashmë këtu ku jemi sot po flasim të shkojmë më lart. Duam të shkojmë në Kupat e Europës  . Kur e mora skuadrën këtë objektiv e rrezikonim . Gjithashtu do të luftojmë edhe për vendin e dytë pasi janë edhe 8 ndeshje për tu luajtur . Megjithatë duhet ti marrim një e nga një.

A ju shkon në mendie një skenar i mundshëm ku  mund të dënohet Skënderbeu dhe jut ë merrni pjesë në Champions League ?

Dalipi: patjetër që më shkon në mendje dënimi i Skënderbeut. Por nuk më vjen mirë për Skënderbeun , sepse ky dënim nuk I bën mirë futbollit shqiptar . ne do të luftojmë për vendin e dytë. Nëse Skënderbeu dënohet realisht atëherë pjesmarrja jonë në Champions League do të jetë një bonus I madh për skuadrën tonë.

A do të vendosin 8 javët e mbetura , të ardhmen tuaj?

Dalipi: Patjetër që do të jenë vendimtare . Nëse unë fitoj dhe skuadra nuk merr pjesë në Kupat e Europës nuk ka kuptim. Duhet të jenë paralelisht të dyja , edhe pjesmarrja edhe performance ime me skuadrën , të cilat mund të na japin garanci për të ardhmen.