Mungesa e rezultateve?

Sormani: Rezultatet mungojnë dhe kjo është evidente, ndërsa paraqitjet e skuadrës kanë qenë të mira. Ka patur intensitet, dëshirë dhe natyrisht në momentin që aktualisht ndodhemi, kjo nuk është mjaftueshëm. Duhet të bëjmë më shumë dhe për këtë jemi të vetëdijshëm. Kam një parim se puna flet gjithmonë. Prej vitesh ushtroj këtë profesion dhe e di se skuadra stërvitet fort. Edhe pse tashmë në kampionat vijmë pa zhvilluar ndeshje miqësore, sërish vazhdojmë stërvitjet me intensitet.

Ndeshja me Kukësin?

Sormani: Fizikisht nuk kemi patur probleme as ndaj Skënderbeut, madje as taktikisht. Krijuam shumë raste dhe sipas meje, i kemi lënë shumë pak hapësirë kundërshtarit. Nga kjo pikëpamje e kuptoj se kur e humbet ndeshjen, ndodhesh në qendër të kritikave dhe kjo është pjesë e punës. Ndërsa për paraqitjet, them se skuadra është shprehur në fushë.

Golat e pësuar?

Sormani: Janë shumë, madje duhet parë mënyra si janë pësuar.. Në kuptimin se ne nuk pësojmë gola si rrjedhojë e lojës së kundërshtarit, i cili deri kur na shënoi, pati luajtur vetëm më 4-5 topa të gjatë dhe pa na krijuar probleme, por e përsëris se unë ndeshjen e rishoh dhe e analizoj dhe kam bindjen se kundërshari nuk na vë në vështirësi. Nuk di cili është opinioni i kritikëve, por ky është realiteti

2 gola brenda 2 minutash ndaj Skënderbeut..

Sormani: Kjo bën pjesë te aspektet me natyrë karakteriale dhe personaliteti, pasi na ka ndodhur shpesh tregon mungesë ekuilibri psikologjik nga skuadra.

Ju ndjek skuadra?

Sormani: Për mënyrën sesi luan, mendoj se lojtarët janë shprehur. E përsëris ky është një profesion që trajnerin e vendos në qendër të kritikave. Por unë e di punën time, nuk humbas kohë. Nëse më flasin për futboll, përgjigjem për atë që pasqyron ndeshja, për atë që është dhe jo se ofendohem nga kritikat, përgjigjem profesionalisht.

Shansi juaj i fundit, ndeshja me Kukësin

Sormani: Natyrisht, është pjesë e këtij profesioni. Kur je trajner, kjo gjë është pjesë e punës.