Skuadra po zhvillon me intensitet të lartë përgatitjet në prag të përballjes me Kukësin. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 11:30, si zakonisht në ambientet e kompleksit “Football Republic”. Nën urdhrat e trainerit Daja dhe stafit teknik kanë qenë prezent të gjithë lojtarët. Për sfidën ndaj Kukësit grupi është i plotë, pasi i gatshëm është edhe mesfushori Ron Broja i cili rikthehet nga pezullimi. Përgatitjet do të vijojnë të premten me seancën e radhës në orën 11:30. Sfida Kukësi – Partizani e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore do të luhet ditën e diel ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.