PRAG KASTRIOTI

Skuadra vijon përgatitjet për ballafaqimin e radhës ndaj Kastriotit i vlefshëm për javën e 19-të të kategorisë superior. Seanca e radhës është zhvilluar në orën 11:30, si zakonisht në ambientet e kompleksit “Football Republic”. Nën urdhrat e trainerit Daja janë stërvitur normalisht të gjithë lojtarët. Për sfidën ndaj Kastrotit i padisponueshëm do të jetë mesfushori Broja i pezulluar për shkak të kartonave, ndërkohë rikthen pas skualifikimeve mbrojtësi Bitri dhe sulmuesi Asani , duke plotësuar kontigjentin e grupit për takimin e së shtunës. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në orën 11:30.