Sa e vështirë është ndeshja me Kastriotin?

Asani: Normal është ndeshje e vështirë për ne. Jo vetëm nesër, por edhe 7 javët në vijim. Do të japim maksimumin. Është fushë e keqe por jemi përgatitur për atë fushë.

 

Diferencë e madhe me Kukësin…

Asani: Nëse po fituam do të jetë mirë për ne. Besoj se gjërat do të shkojnë siç duhet.

 

E keni peng Kupën?

Asani: Normal sepse e kishim objektiv edhe Kupën edhe kampionatin. Edhe ne jemi lojtarë që do të kemi ditë të seza. Tani jemi fokusuar vetëm për kampionatin.

Po e mendoni të ardhmen?

Asani: Tani për tani mendoj vetëm për Partizanin.

 

Sa përqind ndiheni kampion?

Asani: Kemi edhe 7 ndeshje të tjera, të shohim.

 

Jeni shënuesi më i mirë i Partzanit…

Asani: Nuk është vetëm merita ime, por të gjithë që më kanë dhënë përkrahjen.

 

Kampion me Vardarin, është ky sezoni më i mirë i juaji?

Asani: Besoj se po sepse kemi ekipin më të mirë. Momenti është i duhur tani.