Gega: Kemi patur disa ditë pushim dhe kjo periudhë na ka shërbyer për të rikuperuar disa lojtarë të cilët kanë patur probleme. Kanë shërbyer edhe për Telushin i cili tani është bashkuar me grupin dhe besoj të kthehet sa më shpejt. Përsa i përket pikëve me Kamzën çdo ekip do ti përfitojë këto 3 pikë , Ne na erdhën në një moment të favorshëm javë në të cilën edhe rivalët u ndaluan. Tashmë të shikojmë ndeshjen e radhës ko është e rëndësishme. Çdo ekip ka objektivat e veta. Për ne ska mbaruar asgjë s’duhet të ndikohemi nga pozitat e kundërshtarëve , pasi kemi edhe 7 javë. Personalisht mendoj se tani duhet të jemi shumë të kujdesshëm ,serioz për të marrë frytet e gjithë asaj punë që kemi bërë.

 

Përballja me Kastrotin?

Gega: E kam deklaruar më parë se ndaj Kastrotit ka qenë ndeshja më e vështirë të cilën e fituam 2 – 1. Panvarësisht pozitës në klasifikim janë disa momente ku vështirësia në këto takime është më e madhe. Shpresoj që nesër të mos përsëritet dhe ne do të mundohemi të marrim maksimumin.

Në këto 7 javë do të jetë Partizani përcaktues për fatet e sezonit?

Gega: Pa paragjykuar punën dhe të kaluarën e askujt , por edhe punën tonë, ne asnjëherë nuk kemi deklaruar se jemi të pathyeshëm. Kemi filluar sezonin me një humbe në Korçë. Jemi një vend i vogël dhe jemi paragjykuar nga unë i pari e deri tek lojtari më i ri. Ka patur skeptikë , ka patur njerëz që kanë patur argumente teknike ndryshe nga tonat. Pikët na bëjnë të jemi komodë , mos të kemi presionin që kemi patur, dhe do mundohemi që të mos ndikohemi te pozicioni i askujt. Megjithatë janë disa gjëra që duhet të funksionojnë të gjitha bashkë , deri tani grupi ka funksionuar në mënyrë perfekte dhe i kemi marrë secilit lojtar ndoshta më tepër nga sa kemi pritur në fillim. Do i marrim ndeshjet me radhë, kemi Kastriotin dhe pozicioni i tyre s’duhet të ndikoj tek ne.

 

Mbijetesa Tiranës dhe tolerim?

Gega: Kam deklaruar më parë se kundërshtarët  tanë shekullorë nuk është se nuk i duam në Superiore , por nuk varet nga ne. Eshtë puna e tyre , dobësitë e tyre. Unë jam trajner i Partizanit dhe do ngelem partizanas. Jasht fushe mendoj si profesionist dhe si njeri,Tirana i jep bukuri po ashtu Dinamo ,shumë klube me emër e traditë i japin bukuri  futbollit. Teknikisht do kisha dëshirë që ata të jenë gjithmonë mes më të mirëve, por nuk ka lidhje me kontributin tonë për ti dhënë Tiranës diçka. Mendoj që derbi i fundit do të jetë jashtzakonisht interesant, do mundohemi që të marrim gjithçka s’kemi asnjë lloj arsye për të menduar për Tiranën.

Përveç pikëve çfarë keni më tepër se Kastroti?

Gega: Partizani ka një arsye se përse kemi ardhur deri këtu , besoj se është grupi më i fortë, me lojtarë cilësorë , lojtarë që kanë kualitet , që dijnë të luajnë mirë taktikisht , kanë përgjegjësi për fanelën, këto janë arsyet që kemi bërë diferencën me pikë dhe në klasifikim.

   

Terreni i vështirë në Fushë Krujë

Gega: Nuk besoj se ka ndeshje të lehta përpara se ti luash. Ne jemi përgatitur edhe për fushën edhe për ambjentin , kemi luajtur edhe më përpara në fushë krujë dhe nuk kam qenë i kënaqur në ndeshjet që kemi zhvilluar për kampionat dhe kupë. Do kisha dëshirë që edhe Kastrioti të luante në një fushë më të mirë , por edhe ne që jemi miq të kishim ambjente më normale për të bërë një garë fair play. I druhemi çdo lloj rezultati , por do mundohemi të marrim maksimumin, shkomë ate me besim të plotë , pasi e kemi potencialin për të marrë maksimumin në çdo fushë.

 

Deklaratat e Tranerit Mema, po luhet  luhet në Tavolina?

Gega: Me gjithë respektin që kam për ju mediat , por edhe për çdo koleg , në konferencë shtypi s’besoj të bëjmë muhabete tavolinash. Ai është perceptimi i tij, nuk e di për çfarë e ka thënë. Mema është një trajner që punon mundohet të marr maksimumin. Gjërat që mund ti ndodhin atij në punën e vet është vetëm e drejta e tij si ti shpërndaj. Ne jemi të ndërgjejshëm se kush jemi, unë personalisht e kam deklaruar se nuk jemi të pathyeshëm. Partizani nuk është ekipi i parë dhe i fundit që Luftëtari e ka mundur. Kjo është diçka që na përket vetëm ne dhe askujt tjetër, ne i nxorrëm përgjegjësitë , reaguam në ndeshjet e tjera , ndaj nuk kam asnjë lloj komenti se çfarë flasin kolegët nëpër tavolina.

Eshtë Partizani 90% kampion i Shqipërisë?

Gega: Personalisht unë deri në ndeshjen e fundit për asnjë moment nuk do deklaroj që jemi kampion. Kjo nuk është për të ulur presonin, por kemi edhe 7 javë , duhet ti marrim të gjitha ndeshjet me radhë dhe shresoj të takohemi mbas 7 javëve këtu , por sot mendomë vetëm për Kastriotin. E vlerësojmë Kastriotin sepse është një ekip me ego, agresiv me djem të rinj me dëshirë. Nuk është fusha ajo që i heq meritat ekipit të Kastriotit , ndaj i druhem çdo minute. Megjithatë ne jemi Partizani dhe ata mund të kenë presionin e tyre , do mundohemi të ballafaqohemi sa më mirë.

 

Mungesa Ibrahimit?

Gega: Që javën e parë jemi paragjykuar për përzgjedhjet për moshën e lojtarëve. Mënyra se sistërviten Ibrahimi ,Kalari edhe disa emra të tjerë është shumë vështirë ta lenë futbollin sepse janë shembull dhe për fat të mirë kanë patur një kontribut të jashtëzakonshëm këtë vit. Sigurisht Ibrahimi do jetë mungesë e madhe për ne , sepse është një lojtar që ka mbajtur një ngarkesë shumë të madhe gjatë gjithë kampionatit , por nesër do ta zëvendësomë me mënyrën tonë. Eshtë normale që mediat pyesin një ditë përpara për formacionin , por as vetë nuk jam i qartë kemi edhe një seancë sot , do punojmë dhe nesër do ta vendosim.

 

Hebaj?

Gega: Nuk e di pasi nuk kam “Instagram”. E ardhmja jonë është finalizimi i kampionatit dhe në fund projektohet dhe lutem që të jetë një projekt pas një triumfi. Nuk i kam idetë e postimeve dhe ai është 20-vjeçar me dëshirë. Eshtë lojtar me të ardhme , ka kontribuar sa ka patur mundësi dhe kur të bëjë zgjedhjet e duhura dhe në bashkëpunim me klubin unë  i uroj vetëm suksese, por është pjesë e jona.

Kupat e Europës?

Gega: Jemi në Prill dhe ndeshjet janë në Korrik. Me këtë grup luajtëm ndaj Mariborit, por dolëm nga Maribori me duartrokitje nga vetë tifozët. Nuk ishte ky Partizan që është sot , lojtarët janë rritur , janë bërë më të ndërgjejshëm më profesionistë . Unë e dua këtë grup , dhe sikurse të mos vij asnjë tjetër prap do bëjmë maksimumin dhe jam besimplotë që edhe ky grup do ketë përformancë të jashtëzakoshme sepse vetëm puna e bën diferencën . nëse vrapojmë fort punojmë shumë nuk ka ekipe të mëdha apo të vogla por ka njerëz që punojnë ka ekip që punon . ky është edhe sekreti ynë.