Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e radhës ndaj Kastriotit i vlefshëm për javën e 30 të Kategorisë Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në kompleksin sportiv “Fooball Republic” në orën 17:00. Në drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit teknik kanë vijuar normalisht programin stërvitor të gjithë lojtarët. Labinot Ibrahimi do të jetë mungesa e radhës e skuadrës si pasojë e skualifikimit me kartonë. Ekipi vijon të jetë i grumbulluar në kryeqytet, ndërkohë që të shtunën do ti drejtohet Fushë Krujës ku në orën 16.00 do të luhet edhe përballja ndaj Kastriotit.