Dalipi: Eshtë një përballje ndryshe nga ndeshja e luajtur në Vlorë. E vlerësojmë shumë ekipin e Kamzës, pasi jo rastësisht gjendet në këto pozita në klasifikim në këto 17 javë , i ka merituar pikët e grumbulluara. Kamza gëzon një grup mjaft të mirë lojtarësh , por edhe një trainer që e njeh mjaft mirë kampionatin. Jemi të vetdijshëm për vështirësitë e këtij takimi, por objektivat tona siç edhe e kemi deklaruar janë të marrim në çdo ndeshje vetëm fitore. Lojtarët që janë afruar në janar po ambjentohen dita ditës me grupin.

Dy rezultatet negative ndaj Flamurtarit i keni komentuar se erdhën si rezultat i episodeve , a jeni të kënaqur me ekipin?

Dalipi: Mendoj që në takimin e Kupës skuadra funksionoj më mirë në të gjitha aspektet , por duhet të përmirësohemi më shumë në finalizimin e aksioneve , sepse lojtarët që kemi në organikë kanë akoma më shumë pontencial për të dhënë në fazën sulmuese.  Skuadra po funksionon mirë , tashmë ne presim shumë nga lojtarët e rinj , por edhe nga grupi aktual që të japin më shumë për skuadrën. 

Rikthimi Edgar Çanit dhe mundësia për tu aktivizuar?

Dalipi: Çani po zhvillon një program, për vetë faktin se është bashkuar vonë me ekipin dhe nuk ka kryer fazën përgatitore me skuadrën. Ajo që është pozitive në këto ditë që gjendet pranë grupit është se ka marrë ngarkesat e plota dhe nuk ka shfaqur shenjat e dëmtimit që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë kësaj periudhe. Por Çani ende nuk është në 100% e kondicionit të tij fizik dhe në ditët në vazhdim do të presim si do të reagoj.

Sa të kënaqur jeni me afrimet e merkatos së Janarit?

Dalipi: Kemi qenë shumë të kujdeshëm në merkato dhe besoj që kemi afruar lojtarët e duhur në periudhën e Janarit. Eshtë e vështirë që të gjesh lojtarë të lirë , por ne kemi bërë maksimumin dhe them që janë afrime pozitive.

Sa do të ndikoj mungesa e trainerit Starova në ndeshjet e ardhshme?

Dalipi: Sigurisht Starova është një mungesë e rëndësishme , por ai është gjithnjë pranë skuadrës, thjesht që në pankinë ka lënë një të besuarin e tij, ndaj mendoj kjo nuk do të ndikoj në rezultatet pozitive. Starova do jetë gjithmonë pranë.