Skuadra po vijon përgatitjet për takimin premier të kampionatit ndaj Kukësit. Seanca e radhës është zhvilluar sot paradite, si zakonisht në ambjentet e kompleksit sportiv “Pepa” në Elbasan. Trajneri Lerda dhe stafi teknik kanë monitoruar kondicionin fizik të lojtarëve duke vijuar me programin e përcaktuar stërvitor. Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

#PërjetmeTyPartizan