Mbrojtja me tre…

Belica: E vërtet këtë vit është një skeme e re, dhe mënyra si po punojmë në stërvitje është diçka e re. Mbrojtja me 3 ose me 5 është diçka e re edhe për mua, por janë idetë e trajnerit, ne si lojtar duket ti mirpresim, ti zbatojmë në mënyrë që të bëjmë më të mirën të arrijmë rezultatet që duam.

Si është gjendja e ekipit?

Belica: Gjendja në skuadër është shumë e mirë. Edhe lojtaret e rinj mundohen të mësojnë dhe të marrin më të mirën nga ne. Po përgatitemi shumë në aspektin taktik dhe shpresoj që nga ndeshja në ndeshje do të dhurojmë lojra edhe më të mira. Të gjithë lojtarët që janë afruar janë djem dhe lojtar shumë të mirë dhe atmosfera në skuadër është mjaft e mirë.

Ndeshja e parë në shtëpi përballë tifozëve..

Belica: Mendoj që tifozët janë pjesë e jona në çdo ndeshje. Flamurtari nuk është ajo skuadër e sezonit të kaluar, por gjithsesi është një emër i madh. Ne do bëjmë maksimumin, do perpiqemi ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejt në mënyrë që ta kemi më të lehtë edhe për veten tonë.

Përgjegjësi të jesh pjesë e Partizanit?

Belica: Eshtë e vërtet, të jesh pjesë e Partizanit është nder dhe privilegj i madh për ne si lojtar. Eshtë përgjegjësi e madhe, por kur bëhesh pjesë e këtij klubi i ke marr parasysh të gjitha.