Lerda: Objektivi ynë është të bëjmë të mbetemi në të njëjtat nivele si në sezonin e kaluar. Është një tjetër sezon ndryshe, një kampionat ndryshe lojtarë të tjerë si te Partizani ashtu edhe në ekipet e tjera, skuadrat kanë ndryshuar. Mendoj që dy rezultatet e ndeshjeve që kemi luajtur nuk mund të jenë tregues për vazhdimësinë tonë në kampionat.

Ndeshja e parë në shtëpi ndaj një kundërshtari me probleme.

Lerda: Në duhet të mendojmë për veten dhe projektin tonë, duke respektuar maksimalisht çdo kundërshtar. Ka kundërshtar me shume kualitete dhe të tjerë me pak kualitete, por ajo që bën diferencën është sjellja jonë. Ne duhet ti respektojmë të gjithë, por të mendojmë atë që duhet të japim në dhe të perpiqemi ta bëjmë gjithnjë e më mirë.

Keni krijuar një ide cilët do të jenë rivalët për titull?

Lerda: E kam deklaruar edhe në konferencën e mëparshme, që është ende shpejt duhet pritur të paktën përfundimin e fazës së parë të kampionatit.

Ka tension në skuadër i referohemi episodit Melo – Telushi pasqyruar në mediat e shkruara?

Lerda: Nuk e di çfarë është shkruar, pasi nuk i lexoj gazetat. Nuk ka ndodhur asgjë. Nëse kanë përcjell një informacion të tillë mendoj se janë gabuar pasi nuk ka ndodhur asgjë dhe ambjenti në skuadër është shumë pozitiv.

Pezullimi Solomon nga komisioni Disiplinës?

Lerda: Solomon do të jetë i gatshëm pasi vetë lojtari ka shlyer financiarisht pjesën e mbetur të pezullimit.

Kur do të shohim Partizanin e madh që të gjithë presin?

Lerda: Unë shof që skuadra po përmirësohet, luan futboll mjaft mirë, komandon lojën. Të gjithë janë të impenjuar nga portieri e deri e deri te sulmuesit, ndaj për mua ekipi është në rrugën e duhur.