Skuadra ka rifilluar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Flamurtarit, i vlefshëm për javën e 12 të Kategorisë Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 10:00 në Kompleksin Sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Lerda dhe stafi kanë vijuar normalisht programin stërvitor. Një surprizë e këndshme për lojtarët dhe stafin përgjatë seancës së sotme ishte edhe prezenca e portieri Aldo Teqja, i cili ka ndjekur nga afër përgatitjet dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet kampionëve në ditët në vijim. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën sërish në Kompleksin Sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.