Skuadra ka mbyllur përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Flamurtarit, takim i vlefshëm për javën e 21 të Kategorisë Superiore. Seanca e sotme stërvitore është zhvilluar si zakonisht paradite në ambjentet e kompleksit “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Sormani ka punuar me grupin e plotë dhe të gjithë lojtarët prezent në stërvitje janë të gatshëm për sfidën ndaj Flamurtarit. Takimi Partizani – Flamurtari do të luhet të shtunën ora 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.