Debutoni në drejtimin e Partizanit me një kundërshtar të fortë, a është gati skuadra?

Gega: Patjetër. Ky është shorti, edhe pse do të donim një rival tjetër. Maribori është një ekip shumë i fortë dhe ka një ecuri te jashtëzakonshme vitet e fundit. Me grupin që kemi jam i kënaqur, besoj se do të bëjmë më të mirën për paraqitje dinjitoze.

Partizan sulmues, apo i kujdesshëm nesër?

Gega: Në një ndeshje duhet të kujdesesh për të gjitha pjesët. Jemi të gatshëm, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

Si është situata me Çanin?

Gega: Çani ka qenë pjesë e grupit. Kam shumë pak kohë, dua të ndërtoj një grup solid. Vendimi ka qenë teknik. Unë jam personi që ka vendosur që ai të mos jetë i përfshirë në 20 lojtarët për këtë tur, arsyet janë teknike.

Keni deklaruar se duhen përforcime?

Gega: Ekipi ka nevojë për përforcime, për lojtarë që bëjnë diferencën. Klubi ka politikën e vet dhe buxhetin, nuk janë në dorën time. Jam i kënaqur me lojtarët që janë afruar.

Çani jashtë, por lojtarët e rinj janë gati?

Gega: Parametrat e Çanit nuk janë aty ku duhet. Sot për sot ai nuk plotëson parametrat për te kontribuar. Gjithsesi, ai ka kontratë, është pjese e ekipit.

Çfarë dini për Mariborin?

Gega: Maribori është ekip shumë i fortë, ne e respektojmë, por kemi punuar fort për ta përballuar.

Keni deklaruar se nuk u intereson Europa, çfarë prisni realisht me Mariborin?

Gega: Ndeshja me Mariborin duhet të na beje optimistë. Për aq sa kohë sa kemi qenë me ekipin do të bëjmë të pamundurën. Jam i kënaqur. Ne mendojmë të ardhmen, por presim gjithçka. Duam të luajmë me korrektësi, nota pas ndeshjes, por jam i kënaqur.

Largimi i Bathës dhe Culumit

Gega: Culumi ishte shumë profesionist, por dhe si njeri meriton vlerësim, por grupi ka një objektiv. Një 34-vjeçar nuk mund te mbahet në ekip, pavarësisht se kemi disa lojtarë të rinj që kemi marrë. Hila është në vend te Bathës, është prurje e mirë dhe e njeh grupin. Shpresoj ta shtyje grupin përpara.