Me seancën e fundit zhvilluar sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të ballafaqimit të parë ndaj sllovenëve të Maribor. Në drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit në orën 19:15 grupi i lojtarëve ka kryer një seancë të karakterit tekniko – taktik. Gjendja e lojtarëve shfaqet optimale dhe trajneri Gega ka testuar për të fundit herë grupin. Ekipi vijon të qëndroj i grumbulluar në rezidencën Hotel “Vila Park”. Kujtojmë se përballja e parë FK Partizani – NK Maribor do të luhet të enjten ora 17:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”

#PërjetMeTyPartizan