Skuadra po vijon përgatitjet për përballjen e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ndaj Bylis. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht paradite në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë në orën 10:30. Trajneri Lerda ka zhvilluar një seancë tekniko taktike e shoqëruar edhe me një minindeshje brenda grupit. Për sfidën e radhës grupi është i plotë pasi skuadra nuk vuan dëmtime dhe skualifikime lojtarësh. Përgatitjet do të vijojnë të enjten në orën 10:30.