I kënaqur me paraqitjet e ekipit?

Sormani: Unë pretendoj që skuadra të japë gjithçka në fushën e lojës. Në Laç pash një skuadër të përqëndruar dhe agresive për të arritur fitoren. Tashmë çdo gjë është një histori e kaluar, tani duhet të shikojmë ndeshjen e rradhës.

 

Mbrojtja dhe skualifikimet nga kartonët?

Sormani: Ajo që më preokupon më shumë është që skuadra të stërvitet mirë. Kartonët janë pjesë e kampionatit dhe për më tepër kemi një organikë të plotë. Duhet të mbështesim lojtarët që janë në stol, pasi jemi një skuadër.

Derbi dhe rreziku nga kartonët?

Sormani: Nuk e mendoj aspak ndeshjen me Tiranën, jemi të fokusuar për ndeshjen me Bylisin.

 

Në derbin e fundit humbët Telushin për kartonë?

Sormani: Më vjen keq, pasi unë në fokus kam ndeshjen me Bylisin. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. E ardhmja është vetëm nesër. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqëndrohemi që të marrim rezultatin që duam.

 

Golat nga goditjet standarte apo nga aksioni?

Sormani: Unë pres një skuadër agresive dhe të tjerat nuk më interesojnë.

Sulmuesit?

Sormani: Më intereson të punojnë për skuadrën. Ta mbajnë skuadrën të bashkuar dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupin, edhe kur mbrohemi të jetë aty.

 

Do përfitoj Partizani nga ndeshja e Kukësit me Tiranën?

Sormani: I respektoj kundërshtarët, por garën time dua ta bëj me ekipin  tim. Nëse unë nuk marrë pikët, është e kot të shohë dhe të pres nga të tjerët. Për mua rezultati i sotëm nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar.

 

Shpresoni të prishni tersin në stadiumin “Air Albania”?

Sormani: Gjërat janë bërë për t’u ndryshuar. Nuk mendoj se varet nga fusha. Varet nga dëshira dhe performanca e skuadrës. Unë kam folur me klubin dhe e kemi vendosur së bashku ta zhvillojmë në “Air Albania” ndeshjen me Bylisin. Fusha nuk do të jetë aspak problem, edhe pse do luhet një ndeshje sot.

 

Skuadra është e plotë?

Sormani: Kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Bitrit. Në pikëpyetje mbetet Boldor.

 

Partizani do bëje diferencë?

Sormani: Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Bylisi do të jetë një skuadër agresive dhe e fortë afërsisht si Laçi.

 

Romero?

Sormani: Romero po ndjek një program, që është vendosur nga stafi teknik dhe siç e them gjithmonë, aspekti fizik është determinant për mua. Nëse një lojtar nuk është gati të tregojë atë formë fizike që unë kërkoj, mendoj se e ka të pamundur të bashkohet me grupin. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe tij. Varet nga ai, nëse do te jetë pjesë e grupit në vazhdim. Unë jam këtu të vlerësoj kontigjentin dhe lojtarët që drejtoj. Shikoj lojtarë të rinj, të motivuar që rriten dita ditës. Unë jam i fokusuar te cilësia dhe jo te emrat. Nuk e bëjnë emrat futbollin.