Skuadra ka zhvilluar sot seancën e programuar në orën 11:00. Në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë nën urdhrat e trajnerit Adolfo Sormani kanë qenë prezent të gjithë lojtarët. Për takimin ndaj Bylis i padisponueshëm do të jetë mbrojtësi Bitri i skualifikuar me kartonë. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës si zakonisht në kompleksin sportiv “International Tirana”.