TEUTA – PARTIZANI 0-1

KF TEUTA 0 – 1 FK PARTIZANI
Shënues : Trashi 72’

Formacioni: Hoxha(kap), Ibrahimi, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Fejzullahu, Rocha, Batha, Trashi, Mazrekaj, Sukaj / U aktivizuan: Xhika, Bardhi, Plaku
Trainer. Sulejman Starova

Skuadra ka rregjistruar një fitore të rëndësishme sot në “Niko Dovana“ 0 – 1 ndaj Teutës. Lorenc Trashi ka zhbllokuar shifrat e takimit në minutën e 72 falë një asist të dhuruar nga talenti Jurgen Bardhi, i cili sot ka dhuruar një performancë të shkëlqyer. 3 pikë të cilat i mundësojnë 15-të herë kampionëve të vendit kryesimin të vetëm tashmë në kuotën e 25 pikëve. Formacioni i drejtuar nga Starova e mbyll fazën e parë pa asnjë humbje duke rregjistruar vetëm një barazim dhe 8 fitore radhazi. Përballja e parë e Fazës së dyte i sheh të kuqtë të impenjuar në trasfertën ndaj Laçit.