PARTIZANI – KUKESI 1-0

KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 22

FK PARTIZANI 1 – 0 FK KUKESI
Shënues : Sukaj 50 ‘

Formacioni: A.Hoxha, G.Krasniqi, S.Atanda, A.Fejzullahu, R.Kalari, F.Gomez, I. Batha, L. Trashi, A.Torasso, Xh.Sukaj, S.Raçiç U aktivizuan: E.Vila, J.Bardhi, Ibrahimi Trainer: A. Agostineli

Skuadra është rikthyer tek fitoret në kampionat , falë suksesit 1 – 0 të rregjistruar ndaj Kukësit. Të besuarit e trajnerit Agostineli sigurojnë 3 pikët e radhës në “Qemal Stafa”, teksa Xhevahir Sukaj ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 50-të. Pas këtij suksesi i 14 sezonal të, kuqtë ngjiten në kuotën e 48 pikëve duke ruajtur diferencën prej 4 pikësh nga Skënderbeu. Në startin e fazës së tretë 15-të herë kampionët e vendit ende nuk njohin humbje në drejtimin e Agostinelit, teksa rregjistrojnë 2 fitore dhe dy barazime. Javën e ardhshme skuadra do të udhëtoj drejt Pukës ku do të jetë e impenjuar përballë Tërbunit.