KF TEUTA 0 – 2 FK PARTIZANI

KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 27

KF TEUTA 0 – 2 FK PARTIZANI
Shënues : Batha 53‘ Daja 90‘

Formacioni: Hoxha, G.Krasniqi, Bicaj, Atanda, Fejzullahu, Batha, Trashi, Gomes, Vila, Torasso, Sukaj
U aktivizuan: Veliu, Daja, Fazliu
Trainer A. Agostineli

Skuadra i është rikthyer fitoreve duke rregjistruar një sukses të merituar 2 – 0 në stadiumin “Niko Dovana“ ndaj vendasve të Teutës. 15-të herë kampionët e vendit kanë dhuruar një nga paraqitjet më spektakolare të këtij sezoni e cila është konkretizuar në mënyrën më pozitive falë golave të Bathës dhe Dajës. Suksesi i 17 –të në këtë sezon për të kuqtë që vetëm me dy humbje të rregjistruara në 27 javë, vijojnë të mbeten plotësisht në luftën për titullin kampion.