FK PARTIZANI 3 – 0 KF VLLAZNIA

FK PARTIZANI 3 – 0 KF VLLAZNIA
Shënues : Sukaj 60’ 90’ , Fili 88’

Formacioni: Hoxha, Bicaj, G.Krasniqi, Veliu, Fejzullahu, Trashi, Batha, Gomez, Vila, Torasso , Sukaj
U aktivizuan: Fili, Bardhi , Ramadani

Skuadra rregjistron një sukses të merituar në shifrat 3 – 0 ndaj Vllaznisë, dhe tashmë rihap plotësisht garën për titullin kampion me vetëm 2 pikë distancë nga Skënderbeu. Dy golëshi i Sukajt dhe një goli i të talentuarit Fili i dhurojnë të kuqve suksesin e 18-të sezonal i cili i ngjit në kuotën e 64 pikëve . Sulmuesu Sukaj ngjitet në kuotën e 15 golave, ndërkohë që 15 herë kampionët e vendit me 41 gola të shënuar dhe vetëm 15 të pësuar konfirmohen si mbrojtja më e fortë e kampionatit. Në javën e 31 Partizani do të jetë I impenjuar në trasfertën e Kukësit.