BYLIS 0 – 2 PARTIZANI

KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 25
BYLIS 0 – 2 PARTIZANI
Shënues: Vila 11’, Trashi 49’

Formacioni: Hoxha, Atanda, G. Krasniqi, Fejzullahu, Kalari, Batha, Gomes, Trashi, Torasso, Vila , Racic.
U aktivizuan: Do Carmo, Daja, Bicaj
Tr. A. Agostineli

Skuadra ka regjitruar një fitore të rëndësishme në luftën për titull në trasfertën delikate të Ballshit përballë vendasve të Bylis me rezultatin 2 – 0. Nga një gol në secilën pjesë me autor Vilën dhe Trashin i kanë dhuruar 15-të herë kampionëve të vendit suksesin e 16-të sezonal dhe ruajtjen e diferencës së pikëve me Skënderbeun. Pas 25 javësh të kuqtë vijojnë të rikonfirmohen si mbrojtja më e mire e kampionatit me vetëm 13 gola të pësuar. Në javën e 26 skuadra përballet në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit ndaj Skënderbeut sfidë e cila sipas programit do të luhet ditën e hënë ora 19:00.