Ekipi i rikthehet përgatitjeve tashmë në drejtimin e trajnerit Sulejman Starova. Në orën 12.30 grupi i lojtarëve ka zbritur në ambjentet e ” Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz” ku edhe ka zhvilluar seancën e parë në drejtimin e Starovës. Përgatitjet e sotme janë shoqëruar përgjatë gjithë seancës nga reshje të dendura shiu. Veçmas grupit sot janë stërvitur sulmuesi Sukaj dhe mesfushori Adorjan, ndërkohë që Alban Hoxha ka rezultuar mungesa e vetme pasi është grumbulluar me ekipin përfaqësueses për miqësoren ndaj Turqisë.