PERGATITJET PRAG LAÇI
TRAINERI ILIR DAJA TAKON EKIPIN

Skuadra ka vijuar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Laçit, në program ditën e mërkurë datë 30 dhjetor. Në seancën e sotme, e cila është zhvilluar në orën 11:30 prezent ishte edhe traineri Ilir Daja. Tekniku është takuar me stafin dhe lojtarët teksa i ka përgëzuar për fitoren dhe paraqitjen e bërë ndaj Kukësit. Përgjatë përgatitjeve të sotme grupi ishte i plotë. Për arsye kartonësh sulmuesi Solomon i skualifikuar do të mungojë në trasfertën ndaj Laçit, përballje e cila do të jetë edhe e fundit për vitin 2020.