Grupi stërvitet i plotë.
Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet e radhës në kuadër të përballjes ndaj Laçit. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 10:00 si zakonisht në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan. Trajneri Franko Lerda ka patur në dispozicion grupin e plotë, pasi me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Broun. Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale. Përgatitjet do të vijojnë të premten paradite në orën 10:00.