Esat Mala i bashkohet ekipit.
Skuadra po vijon përgatitjet për sfidën ndaj Laçit në program të dielen. Seanca e radhës është zhvilluar paradite si zakonisht në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan. Sot grupi është plotësuar edhe me Esat Malën, teksa mesfushori është vënë nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda pas impenjimeve me ekipin përfaqësues U-21. Skuadra sot ka zhvilluar një seancë me karakter tekniko – taktik. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën në kompleksin sportiv “Pepa” në orën 10:00.