Ekipi nis stërvitjet në kryeqytet në 3 shtator. Skuadra ka mbërritur sot pasdite në kryeqytet pas pëfundimit të fazës përgatitore zhvilluar në Itali.
Trajneri Iuliano ka vendosur ti jap stafit dhe lojtarëve 2 ditë pushim, për të rinisur seancat stërvitore pasditen e së dielën në 3 Shtator. Në këtë sezon ekipi do të përgatitet në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Kujtojmë se skuadra do ta nis edicionin futbollistik 2017 – 2018 në shtëpi më 9 shtator , ku do të presë në stadiumin “Selman Stërmasi” Laçin.