Jurgen Bardhi rikthehet në stërvitje me grupin

Skuadra ka nisur sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Kukësit i vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën stërvitore në orën 11.00 në “Qendren Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Në urdhrat e trainerit Dalipi dhe stafit teknik kanë qenë present të gjithë lojtarët të cilët kanë kryer programin e përcaktuar stërvitor.
Në seancën e sotme me skuadrën është stërvitur normalisht edhe sulmuesi Jurgen Bardhi, gjendja e të cilit tashmë është drejt rekuperimit. Labinot Ibrahimi rezulton mungesa e vetme për përballjen ndaj Kukësit si pasojë e skualifikimit me kartonë.
Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në program në orën 11:00.