Me ekipin bashkohen braziliani Lukas dhe mbrojtësi Egzon Belica

Skuadra ka mbyllur ditën e katërt të përgatitjeve në Antalia. Programi stërvitor ka qenë mjaft i ngjeshur , teksa grupi po stërvitet me ngarkesa të larta fizike me dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite. Me ekipin sot janë bashkuar braziliani Lucas Ferreira Cardoso dhe Egzon Belica. Mbrojtësi 27 vjeçar është aktivizuar së fundmi në Finlandë me Inter Turku. Pranë ekipit është afruar edhe senegalezi Ameth Fall, i cili do të vëzhgohet nga stafi teknik përgjatë përgatitjeve në Antalia. Të premten skuadra do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë miqësore përballë ekipit turk Kasimpasa , takim i cili do të luhet në 13:30 me orën shqiptare.