Skuadra i rikthehet sot përgatitjeve për ballafaqimin e radhës ndaj Luftëtarit.
Në drejtimin e trainerit Klevis Dalipi dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka zbritur në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz në orën 13:00.
Në seancën e sotme me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi Çani i cili ka zhvilluar programin e plotë stërvitor, ndërsa portieri Hoxha edhe pse prezent nuk është përgatitur me grupin sot si pasojë e një dëmtimi të lehtë. Megjithatë gardiani i kuq nuk rrezikon për sfidën ndaj gjirokastritëve.
Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në program në orën 13:00.