Ekipi vijon me ritme të larta përgatitjet në kompleksin sportiv “Pepa”. Në drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit teknik, lojtarët po aplikojnë programin e ngjeshur me 2 seanca në ditë. Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe grupi po i përballon mjaft mirë ngarkesat e larta, të cilat kanë shoqëruar përgatitjet gjatë gjithë këtyre ditëve. Me skuadrën sot është bashkuar edhe përforcimi më i fundit Emanuel Mensah , i cili shton konkurencën në repartin sulmues. Të mërkurën ekipi do të zhvillojë edhe testin e dytë miqësor ndaj Egnatias , takim i cili do të luhet në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës në orën 18:00.