Ekipi ka rifilluar sot pasdite përgatitjet. Pas përfundimit të fazës përgatitore zhvilluar në Ohër, grupi në drejtimin e trainerit Ilir Daja dhe stafit teknik në orën 17:00 ka zhvilluar seancën e radhës në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan. Me skuadrën është bashkuar edhe mesfushori Alessio Hyseni pas eksperiencës me Kl Klaksvik. Ditën e mërkurë grupi do të plotësohet edhe me rikthimin e kapitenit Alban Hoxha dhe sulmuesit Tedi Cara pas impenjimeve me ekipet përfaqësuese.