Skuadra vijon përgatitjet për ballafaqimin e radhës ndaj Teutës i vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 12:00 në Kompleksin sportiv “Fooball Republic”. Traineri Daja ka pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, me përjashtim të sulmuesit Braun. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe të gjithë lojtarët kanë kryer normalisht seancën e sotme. Takimi Partizani – Teuta do të luhet ditën e mërkurën në “Elbasan Arena”, në orën 16:45.