Skuadra vijon përgatitjet në kompleksin “Fooball Republic”. Në drejtimin e trainerit Daja dhe stafit seanca e sotme është zhvilluar në orën 11:00. Me grupin janë bashkuar Belica, Asani dhe Braun të cilët kanë lënë pas dëmtimet dhe tashmë gezojnë gjendje optimale fizike. Kapiteni Alban Hoxha rezulton mungesa e vetme pasi është grumbulluar me ekipin tonë përfaqësues. Përgatitjet do të vijojnë të enjten si zakonisht në orën 11:00.