KATEGORIA DYTË / JAVA 13
PARTIZANI B 2 – 0 GRAMSHI
Shënues: Romero 6′ Veriu 11′

Formacioni: Zaimi, Melani, Peqini, Mema, Dajçi, Romero, Hasa, Allmeta, Llanaj, Veriu, Berdufi.
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B rregjistroi sot fitoren e 6-të radhazi në këtë sezon. Në takimin e luajtur në kompleksin “International Tirana”, të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti kanë fituar me rezultatin e pastër 2 – 0 ndaj Gramshit. Të kuqtë koleksojnë tashmë 25 pikë, duke u pozicionuar në vendin e katërt të klasifikimit. Javën e ardhshme kundërshtari i të kuqve do të jetë Tirana B.