➡️KATEGORIA SUPERIORE (FEMRA) / JAVA II
PARTIZANI 2 – 1 JUBAN DANJA
⚽Shënues: Xhymerti 2’ , Begallo (11m) 60’
Vajzat e kuqe rregjistrojnë fitoren e parë😊

📝Formacioni: Pillati, Koromani, Tabaku, Tota, Mile, Sula, Bilali, Agalliu, Koka, Begallo, Xhymerti
U aktivizuan. Saliaj, Çikollari, Borizani
Trainer. Berta Lako

🗣️Ekipi i femrave ka rregjistruar një sukses të merituar në kampionat në shifrat 2 – 1 përballë Juban Danja. Debutues në kategorinë superiore , vajzat e kuqe shijojnë tre pikët e para në shtëpi, duke dominuar takimin . Golat e Xhymertit dhe Begallos i kanë dhuruar vajzave të drejtuara nga Berta Lako fitoren e parë në këtë sezon. Në javën e tretë të kampionatit Partizani do të jetë i impenjuar me ekipin e Lushnjës në transfertë.
#PërjetMeTyPartizan🔴