Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë.