Ekipi ka zhvilluar paraditen e së martës përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat atë ndaj Kastriotit e vlefshme për javën e 30 të Kategorisë Superiore. Ndryshe nga herët e tjera skuadra është stërvitur në stadiumin “Selman Stërmasi” impjant në të cilin do të luhet edhe ndeshja ditën e shtunë. Traineri Marcio Sampaio ka përzgjedhur të ushtrojë përgatitjet në këtë stadium në mënyrë që lojtarët të përshtaten sa më mirë me terrenin ku edhe do të luajnë ndeshjen me krutanët. Nën urdhrat e portugezit dhe stafit teknik kanë zbritur në fushë të gjithë lojtarët , ndërkohë që atmosfera në skuadër ka qënë tepër pozitive dhe futbollistët  janë impenjuar në maksiumum përgjatë kësaj séance stërvitore. Sipas programit të detajuar seanca e sotme ka qënë e karakterit tekniko – taktit . Për mjaft minuta më vete nën drejtimin e Perlat Mustës janë stërvitur 3 portierët A.Hoxha , S. Hoxha e Gjonikaj ,të cilët më pas i janë bashkuar grupit duke u përfshirë në skemat stërvitore që ka aplikuar traineri Sampaio dhe ndihmësi Dalipi. Në perfundim të seancës stërvitore stafi teknik ka zhvilluar edhe një bisedë të shkurter më lojtarët për  ndeshjen ndaj Kastriotit. Siç edhe është komunikuar klubi deri në përfundim të këtij sezonit futbollistik ka vendosur heshtje për shtyp, pasi mediat sidomos ato të shkruara në shumë raste kanë cënuar apo deformuar deklaratat dhe reagimet  e klubit përgjatë ditëve të fundit. Njëkohësisht një lëvizje e tillë është bërë për të mbajtur të qetë skuadrën dhe larg presionit në këtë fund sezoni. Nëpërmjet faqes zyrtare www.partizani.al klubi do tw pasqyrojë çdo ditë informacione për ekipin.

Zyra për shtyp