Skuadra ka rifilluar përgatitjet pas një dite pushim, për takimin e radhës ndaj Flamurtarit i vlefshëm për javën e 35-të të kampionatit.
Sot grupi i lojtarëve në drejtimin e trainerit Klevis Dalipit dhe stafit teknik, kanë zhvilluar seancën e parë në orën 10:30 në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.
Përgatitje të diferencuar ka kryer sulmuesi Progni si pasojë e një shqetësimi muskulor , por gjithsesi nuk rrezikon takimin ndaj Flamurtarit.
Forma e grupit paraqitet pozitive, ndërkohë që për përballjen e së shtunës,traineri Dalipi nuk vuan skualifikime lojtarësh duke patur në dispozicion grupin e plotë.
Seanca e së mërkurës do të zhvillohet në orën 10:30 si zakonisht në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”.