MIQËSORE
KS POGRADECI 0 – 1 FK PARTIZANI
Shënues: Marinaj 90′

Eshtë mbyllur me fitoren e të kuqve miqësorja e radhës me Pogradecin. Ndeshja e cila u luajt sot pasdite në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit ka përfunduar me fitoren e të besuarve të Ilir Dajës 1 – 0 me golin e Marinaj në minutën e 90′. Ky ishte testi katërt miqësor i skuadrës, e cila do të vijojë përgatitjet në Ohër.