Shënues: Çinari 65′, Peqini (aut) 70′
Formacioni: A.Hoxha, Idrizaj, Bitri, Dajçi, Hakaj, Mala, Bardhi, Asani, Cardoso
Melo, Solomon
U aktivizuan: Teqja, Lala, Hasa, Ferati, Kodra, Cara, Llanaj, Çikani, Çinari, Remi
Trainer. Ilir Daja

Partizani B: L.Malaj, Punavia, Peqini, Arbana, Osmanllari, Gjinaj, Palluqi, Gjeci, Ismailaj, Berdufi, Balla
Trainer. Dritan Mehmeti

Në kuadër të përgatitjeve që po zhvillohen në Ohër, sot pasdite skuadra ka luajtur ndeshje miqësore me ekipin e dytë Partizani B, që këtë sezon është pjesmarrës në Kategorinë e Parë. Takimi i cili u luajt në stadiumin e Ohrit ka përfunduar me fitoren e të besuarve të Ilir Dajës 2 – 0. Në këtë test miqësor tekniku Daja ka aktivizuar të gjithë kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion. Të enjten skuadra do të vijojë me 2 seancat e radhës stërvitore.