MIQËSORE
FC STRUGA 1 – 2 FK PARTIZANI
Shënues : Llanaj 24′, Bardhi 35′,
Ekipi mbyll fazën përgatitore në Ohër

Eshtë mbyllur me fitoren e të kuqve testi miqësor me ekipin e Strugës. Takimi i cili u luajt sot pasdite në stadiumin Strugës, ka përfunduar në shifrat 2 – 1, golat për të besuarit e Ilir Dajës u realizuan nga Llanaj 24′, dhe Bardhi 35′ . Kjo ishte edhe miqësorja e fundit e skuadrës në Ohër. Ekipi ka mbyllur sot fazën përgatitore në vendin fqinj dhe tashmë do të vijojë përgatitjet në kryeqytet.

Formacioni: Teqja, Idrizaj, Kodra, Dajçi, Kote, Ferati, Hasa Bardhi, Llanaj, Mala, Marinaj.
Trainer. Ilir Daja