Me skuadrën bashkohet edhe Bruno Telushi

Ekipi i ka dhënë fund sot përgatitjeve në prag të përballjes ndaj Luftëtarit në program të shtunën ora 17:00. Në drejtimin e trainerit Klevis Dalipi dhe stafit teknik grupi i lojtarëve ka zhvilluar në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz seancën e fundit programuar në orën 13:00. Në përgatitjet e sotme me skuadrën është bashkuar edhe mesfushori Bruno Telushi i cili ka nisur përgatitjen atletike pas fazës së riaftësimit. Në përfundim të përgatitjeve ekipi është akomoduar në rezidencën hotel ” Vila Park” ku do të qëndroj i grumbulluar.